Ronela Hajati njofton se më 15 mars publikon pjesën e parë të albumit të ri

Mediale Vip

Ronela Hajati njofton se më 15 mars publikon pjesën e parë të albumit të ri

Më: 10 janar 2021 Në ora: 23:53
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ronela Hajati, gjatë vitit të kaluar ka qenë më pasive në muzikë.

Kjo për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, e cila bëri që të distancohen edhe shumë prej artistëve tjerë shqiptarë.

Megjithatë, ajo herë pas here përmes rrjeteve bëri disa sqarime për fansat duke thënë se do rikthehet fuqishëm në 2021.

E së fundmi, Ronela iu është përgjigjur ndjekësve përmes opsionit pyetje-përgjigje, duke dhënë më shumë detaje rreth projekteve që po punon momentalisht.

Ajo deklaroi se është në përgatitje të albumit të ri, pjesa e parë e të cilit pritet të publikohet më 15 mars.

Image

“Kohën më të madhe timen jam duke e kaluar në studio. Në 15 mars kam dëshirë të nxjerr pjesën e parë të një albumi visual. Jam gjatë gjithë kohë duke punuar saqë truri im është si kjo fotoja për mom”, ka shkruar ajo.

Sido që të jetë, presim të shohim se çfarë do na sjellë artistja shqiptare pas një kohe të gjatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat