Njihuni me Florentin Gashi, shqiptari me titull specialist në Diasporë!

Mediale Vip

Njihuni me Florentin Gashi, shqiptari me titull specialist në Diasporë!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:33
Florentin Gashi

Talenti dhe përkushtimi në punë dhe pasioni i madh për atë që më së shumti ta don gjithmonë ka sukses. E ne vërtetë krenohemi kur dëgjojmë se shqiptarët në Diasporë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në shumë fusha të ndryshme.

I tillë është dhe personazhi ynë Florentin Gashi, i cili në profesionin e tij ka dhe mirënjohje me çertifikatë federale me titullin Specialist në Financë dhe Kontabilitet, apo siç quhet në gjermanisht " Fachmann im Finanz- und Rechnungswesen mit eidg. Fachausweis.

E tash përvoja që shqiptari i njohur ka në këtë punë që falë dhe studimeve që ka bërë në financa, e ka parë vetën të denjë për të hapur firmën e tij për Kontabilitet dhe Tatime F+A Treuhand. Personazhi talent ka lindur në Kabash të komunës së Vitisë, por që në moshën 3 vjeçare ka emigruar me familjen në Zvicër, e tash në moshë të pjekur por dhe profesionalisht don ti shërbejë njerëzve si financier dhe këshilltar për firma në drejtim të financave, ndërsa jeton në Rorschach në Kantonin St. Gallen.

Florentini ka nisur tashmë punën duke menduar dhe përkrahur edhe shqiptarët që e duan këtë profesion, pasi në foton zyrtare është së bashku me një shqiptare tjetër që është punëtore e tij. Suksese edhe nga ana jonë për Florentin Gashi, e për të gjithë shqiptarët me plot talent që po na krenojnë në Diasporë.BS.

Image
Florentin Gashi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat