Isli Islami e ka Covidin ndryshe nga ata që s’kanë shije: Do byrek me spinaq

Mediale Vip

Isli Islami e ka Covidin ndryshe nga ata që s’kanë shije: Do byrek me spinaq

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:11
Isli Islami

Mungesa e Islit në programin e mëngjesit ‘Wake Up’ mori kuptim sot kur në një lidhje ‘Skype’ me kolegen e tij, ai ka treguar se është infektuar me ‘Covid 19’.

Moderatori është vetizoluar menjëherë, megjithatë i ka nisur kërkesat e para për Orin të paktën.

Isli ka treguar se shijen e ka shumë mirë në fakt ndaj ka kërkuar një byrek me të hapura dhe me spinaq nga Ori. Familjarët e Nebijaj janë gjendur menjëherë për të treguar se bashkë me Orin do ia plotësojnë këtë dëshirë Islit.

Me siguri pas kësaj dëshire të plotësuar për Islin do të jetë edhe më mirë situata sepse nuk ka tekë që nuk do i plotësohet derisa të kthehet sërish në studion e ‘Wake Up’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat