Saimiri i rrëfen Merit sikletin më të madh që ka

Mediale Vip

Saimiri i rrëfen Merit sikletin më të madh që ka

Më: 12 janar 2021 Në ora: 06:23
Saimiri - Meri

Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan ka nisur mes emocioneve, teksa një tjetër vajzë pritet të eliminohet sonte.

Meri ka qenë sërish e zgjedhura e Saimirit për një takim të gjatë privat, teksa ndryshe nga herët e tjera, dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Veç të tjerash, Meri e ka pyetur 33-vjeçarin se si po e përballon eksperiencën para kamerave, ku ai ka thënë se nuk ka siklet më të madh.

Meri: Çne ti këtu, kush të tregoi?

Saimiri: Kush më tregoi? Po të dua diçka e gjej patjetër. Kur do e bëjmë një shooting bashkë?

Meri: Hajde, se më ke thënë që para disa vitesh ke pas bërë disa foto.

Saimiri: Të kam sjellë sot këtu sepse është një ndër dyqanet e preferuara të parfumeve këtu në Tiranë. Për mendimin tim çdo vajzë e bukur duhet të ketë një aromë të veçantë.

Meri: Më ke bërë shumë të lumtur që patëm një takim bashkë.

Saimiri: Meqë ti nuk e pi alkoolin të kam përgatitur një lemonadë.

Meri: Më pëlqen që je i kujdesshëm, faleminderit!

Saimiri: Gëzuar për ne të dy! Kam njohur një Meri të tërhequr, të urtë…kurse atje të pashë në aksion, komplet e lumtur, komplet në botën tënde. Më vjen mirë që pashë edhe këtë anën tjetër tënden.

Meri: Do më ndaloje ti mua ta bëja atë punë nëse ne të dy do ishim bashkë?

Saimiri: Unë dua që të jesh e lumtur, kështu që kurrë s’do ta kërkoja një gjë të tillë

Meri: Je shumë i mirë!

Meri: Fotografia është ajo ku unë gjej veten, ku jam e lirë, më e lirë se në çdo vend tjetër. Është pasioni im. Kam pothuajse 3 vite që merrem, që kur kam qenë e vogël. Për herë të parë kam bërë një reklamë kur kam qenë 12 vjeçe. Tani që je përpara kamerave, si e përballon këtë?

Saimiri: Tani siklet më të madh nuk ka, jam në qendër të vëmendjes, por kjo ishte rruga për të gjetur dashurinë dhe do ta çoj deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat