Shakira shet të drejtat muzikore

Mediale Vip

Shakira shet të drejtat muzikore

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:31
Shakira

Këngëtarja latine Shakira ka shitur të drejtat muzikore për një shumë prej miliona dollarësh.

145 këngët e saj, duke përfshirë “Hips Don’t Lie”, “Whenever, Wherever” dhe “She Wolf”, janë përfshirë në marrëveshje.

Këngët e kanë bërë atë artisten femër më të shitur latine të të gjitha kohërave, me 80 milion disqe në të gjithë botën.

Marrëveshja u arrit me “Hipgnosis Song Fund”, kompania e cila kohët e fundit ka investuar miliarda dollarë për muzikën e Bob Dylan dhe Neil Young.

“Hipgnosis” nuk zbuloi detajet financiare të shitjes, por zakonisht paguan ekuivalentin e honorareve të 15 viteve përpara.

Ekspertët shprehen se kjo lëvizje u siguron artistëve një qëndrueshmëri të menjëhershme financiare.
Shakira është një nga këngëtaret më të suksesshme të 25 viteve të fundit.

Që nga publikimi i albumit të saj të parë në 1991, në moshën 13 vjeçare, ajo ka shitur më shumë se 80 milion rekorde, ka fituar 3 çmime “Grammy Awards” dhe 12 çmime “Latin Grammy Awards”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat