Billie Eilish e ka paralajmëruar lansimin e librit me fotografi

Mediale Vip

Billie Eilish e ka paralajmëruar lansimin e librit me fotografi

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:28
Billie Eilish

Këngëtarja e njohur amerikane, Billie Eilish, shumë shpejt pritet ta lansoj dokumentarin, “Billie Eilish: The World’s A Little Blurry”, në “Apple TV+”, por siç duket ajo nuk e ka ndërmend të pushoj në këtë kohë pandemie.

Duke e ndarë kohën mes realizimit të filmit që e dokumenton jetën e saj prapa kamerave, dhe realizimit të këngëve të reja dhe albumit të radhës muzikor, Eilish duket se ka ndarë kohë edhe për realizimin e një libri me fotografi, i cili sjell pamje intime të jetës dhe karrierës së saj, përfshirë këtu edhe foto familjare nga fëmijëria.

Libri me fotografi është krijuar nga vet këngëtarja, si dhe do të vijë i shoqëruar me një version audio, ku Billie dëgjohet duke reflektuar mbi jetën e saj deri në këtë pikë. Aty, ajo ndanë tregime të parrëfyera më parë rreth jetës personale, por edhe karrierës meteorike në muzikë.

Te dy projektet do të lansohen më 11 maj, dhe fansat tashmë kanë mundësi t’i porosisin ato.

Në një komunikatë për media, Eilish ka deklaruar: “Kam kaluar shumë orë këta muajt e fundit, duke i shikuar albumet familjare me fotografi dhe duke i përzgjedhur një nga një, të gjitha fotot e përfshira në këtë libër. Shpresoj t’iu pëlqejnë ato, aq sa më pëlqejnë mua”.

Këta dy libra nuk janë projekti i vetëm i Billie Eilishit të planifikuar për këtë vit, dhe të cilët u ofrojnë fansave pamje nga jeta e idhullit të tyre.

Dokumentari i shumëpritur “Billie Eilish: The World’s A Little Blurry”, pritet të lansohet nëpër kinema dhe në platformën “Apple TV+”, në shkurt të vitit 2021. Ky projekt i shumëpritur nga adhuruesit e këngëtares 18-vjeçare, vjen me regji të R.J. Cutler ndërsa është prodhuar në bashkëpunim me shtëpinë diskografike të Eilishit, “Interscope Records”.

Në fillim të vitit 2020, Billie pati treguar se është tmerruar nga ideja e lansimit të dokumentarit, i cili e shtjellon jetën e saj prapa kamerave.

Ndërkaq në fund të vitit të kaluar, kantautorja shumë e dashur për publikun mbarëbotëror e paralajmëroi fillimin e një epoke të re për muzikën e saj

Këngëtarja e cila e incizoi albumin e dytë në karantinë, bashkë më vëllain dhe bashkëpunëtorin e saj të kamotshëm, Finneas O’Connell, përmes një postimi në Instagram kishte deklaruar: “Viti 2021 do ta shënojë përfundimin e një epoke për mua, dhe fillimi i një epoke të re për muzikën time. I kam disa lajmërime të rëndësishme dhe disa projekte të reja për t’i lansuar”.

Tutje, ylli i hitit “No Time To Die” ka bërë të ditur, se realizimi i albumit të fundit ka qenë një eksperiencë e këndshme dhe e kënaqshme për të, dhe mezi pret që publiku ta dëgjojë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat