Konfirmohet pjesëmarrja e Helen Mirren në Fast & Furious 9

Mediale Vip

Konfirmohet pjesëmarrja e Helen Mirren në Fast & Furious 9

Më: 13 janar 2021 Në ora: 19:23
Helen Mirren

Helen Mirren po rikthehet në Fast&Furious 9 dhe sipas producentit e yllit Vin Diesel, ajo më në fund do të realizojë dëshirën e saj: të ngasë një makinë.

Pas një viti të vështirë me COVID-19, Fast&Furious 9 bëhet e ditur se do jetë në kinema më 28 maj.

Mirren u shfaq për herë të parë në The Fate of the Furious të lansuar në vitin 2017. Ajo luan Magdalene “Queenie” Shaw, nënën e Deckard Shaw të Jason Statham, Owen Shaw të Luke Evans dhe Hattie Shaw të Vanessa Kirby.

Image

 

Aktorja, e cila nuk kishte pasur shumë mundësi për të luajtur në filma aksion gjatë karrierës së saj 50 vjeçare, loboi publikisht për një rol në Fast & Furious dhe iu afrua Diesel në një aheng për të shprehur interesin e saj.

Vin ndërkohë në një deklaratë të dhënë për Entertainment Weekly konfirmoi pjesëmarrjen e Helen.

Dwayne Johnson, i cili kishte një përplasje me Diesel në xhirime të Fate of the Furious, nuk do kthehet për këtë të radhës, por që është zëvendësuar me John Cena.

Është interesante për të parë personazhin e Mirren në Fast&Furious e aq më tepër për pjesën në timon. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat