Era Istrefi shpenzon shuma marramendëse të parave për një veshje

Mediale Vip

Era Istrefi shpenzon shuma marramendëse të parave për një veshje

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:23
Era Istrefi

Artistja shqiptare e njohur me famë botërore jeton një jetë luksoze.

Ajo luksin që e jeton e reklamon në rrjete sociale duke u nisur nga çantat, makina, veshjet.

Së fundi, Era ka publikuar fotografi me veshje dimërore shumëngjyrëshe e cila i ka publikuar në Instagram.

Këngëtarja, shihet e veshur me markën “Gucci”. Faqja “Mespermes” në Instagram ka postuar çmimin e veshjes të Erës e cila ka një çmim jo edhe të ulët.

Xhaketa ka një çmim prej 1,615 euro, pantallonat 1,165 euro, xhemperi i bardhë 395 euro dhe atletet dimërore 1,200 euro. Pra për vetëm një veshje, Era shpenzon 4,375 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat