Dedikim për ish-bashkëshorten?

Mediale Vip

Dedikim për ish-bashkëshorten?

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:44
S4MM dhe Filis Ismaili

Është e ditur tashmë se S4MM i ka dhënë fund martesës me ish-partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet nisën pasi ata të dy nisën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Gjithashtu fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis. Ndërsa kjo e fundit i mbante ende në profilin e saj, derisa një ditë vendosi të bënte të njëjtën gjë si reperi.

Motivet e ndarjes nuk u bënë të ditura, por u dyshua se Filis e kishte tradhtuar S4MM, për shkak të një statusi që ai bëri në rrjete sociale. Reperi shkroi në Instagram: “Tradhtare” shoqëruar me figurën e një shtrige dhe të gjithë menduan se këto fjalë ai ja drejtonte ish-partneres. Mirëpo reperi i ka qartësuar të gjithë, duke treguar se ky në fakt është titulli i këngës së tij të re.

“Tradhtare është emri i këngës së re”, ka shkruar reperi dhe deklaratën e tij e ka rrethuar me një ngjyrë të kuqe, që ta merrnin vesh të gjithë. Por, a është kjo këngë dedikim për partneren e tij?

Reperi e ka publikuar sot projektin që na bëri lëmsh të gjithëve. Tekstin e ka shkruar vetë artisti, ndërsa për produksionin është përkujdesur Don Gima.

Fabula është e thjeshtë: Ajo, personazhi kryesor në këngë, e ka tradhëtuar reperin, po në këngë, dhe sigurisht ai është i shkatërruar nga kjo gjë. 

Megjithëse “ajo” i lutet të rikthehen bashkë, reperi e ka ndarë mendjen se s’ka më kthim pas e tashmë synim është të bëjë sa më shumë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat