Aktorja e “Election”, Jessica Campbell ndërron jetë në moshën 38 vjeçare

Mediale Vip

Aktorja e “Election”, Jessica Campbell ndërron jetë në moshën 38 vjeçare

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:08
Jessica Campbell

Jessica Campbell, një aktore që luajti në “Election” në vitin 1999, ka vdekur në moshën 38 vjeçare.

Ajo thuhet se vdiq papritur më 29 dhjetor, duke lënë pas djalin e saj dhjetë vjeçar, Oliver, ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’.

Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha TMZ se familja e saj po pret rezultate nga Zyra e Qarkut Multnomah në Oregon.

Image

Ajo raportohet se ndërroi jetë në Portland.

Sipas kushërirës, punonte si mjeke naturopatike dhe atë ditë ishte në punë normalisht. Anëtarët e familjes më pas zbuluan se ajo u rrëzua në dyshemenë e tualetit të saj, ku edhe më pas u deklarua vdekja.

Megjithatë, nga familjarët janë përjashtuar mundësitë e infektimit me COVID-19.

Ajo po ashtu u shfaq edhe në seri të tjera përfshirë, “Freaks and Geeks”, “The Safety of Objects”, “Junk”, etj. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat