“I dimë vetëm unë dhe ai!”

Mediale Vip

“I dimë vetëm unë dhe ai!”

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:37
Arjana dhe Saimiri

Dy javë më parë, Saimiri kishte rezervuar një takim të gjatë privat me Arjanën në ambientet e një palestre, ku siç dihet nuk është vend i përshtatshëm për biseda e sigurisht as ata nuk kanë folur shumë. Dyshja ka kaluar disa momente romantike në pishinë dhe në dush, duke shkëmbyer puthje. Këto skena ndezën rrjetin teksa nuk munguan edhe kritikat pasi shihej si një skenë e tepruar.

Megjithatë, këtë të hënë Saimiri e hoqi nga gara Arjanën. 33-vjeçari na ka surprizuar disa herë me eleminimet e tij, duke larguar nga gara vajza me të cilat ka patur afrimitet. Ashtu ndodhi edhe me Arjanën, për të cilën Saimiri nuk kishte rezervuar një trëndafil këtë të hënë.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram më herët këtë javë, teksa ka falenderuar të gjithë personat që e mbështetën, Ariana tregoi  se rrugëtimi i saj nuk mbyllet këtu, por sapo ka nisur.

Ndërkohë, në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo tha se e priste largimin këtë javë, por nuk preferoi të zbulojë arsyet, për të cilat u shpreh se vetëm ajo dhe Saimiri i dinë. Ajo është shprehur se i kanë mbetur disa pengje nga emisioni, por preferon që 33-vjeçari t’i kuptojë vetë në të ardhmen.

“Janë disa arsye që vetëm unë edhe ai i dimë, nuk dua t’i ndaj me publikun, por dua të them që mund të ishte edhe arsyeja që tha ai (patëm vetëm tërheqje fizike)…Nuk më ka dhënë mundësinë që të më njihte më tepër, të njihte botën time të brendshme apo jetën time reale, nuk donte dhe kjo ishte e gjitha. Më kanë ngelur shumë gjëra peng që do të doja t’ia them, por nuk do ia them. Dua që nesër, pasnesër, ai ta kuptojë vetë çdo gjë. Kaq.”

Ç’të ketë ndodhur mes tyre dhe ç’janë këto gjëra kaq sekrete që Arjana s’do t’i ndajë me ne?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat