Enxhëll refuzon puthjen nga Saimiri: “Kam më shumë respekt për veten se për të!”

Mediale Vip

Enxhëll refuzon puthjen nga Saimiri: “Kam më shumë respekt për veten se për të!”

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:39
Enxhëll, Saimiri

Nata e 9-të e “Love Story” kishte rezervuar vetëm puthje dhe presim që një nga tre gocat të eleminohen javën e ardhme. U kërkojmë ndjesë sepse s’duam të ndjellim ters, por thjesht kjo është “metodologjia” e Saimirit.

Si fillim, e zgjedhura e Saimirit për një takim privat këtë herë ka qenë Flavia, për të cilën ky është takimi i parë i gjatë. Ata kanë bërë gara me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë munguar as skenat romantike pasi kanë shkëmbyer edhe një puthje në buzë.

Po ashtu, edhe Meri ka qenë e zgjedhura e Saimirit për një takim të gjatë privat, teksa ndryshe nga herët e tjera, dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë. Dhe një puthje për Generdën, një nga vajzat që i është bashkuar kastit së fundmi. Teksa kishin dalë për shopping së bashku, në një moment kur 33-vjeçari po provonte rrobat, Generda është futur në dhomën e zhveshjes, ku kanë ndarë edhe puthjen e parë mes tyre.

Nëse po prisnit që Saimiri të puthte të gjitha vajzat me radhë, e keni gabim pasi ka edhe nga ato që nuk do e lejojnë diçka të tillë, si Enxhëll për shembull. Në një intervistë për “Daily Love Story”, Enxhëll ka folur rreth 3 puthjeve që Saimiri shkëmbeu me Flavian, Merin dhe Generdën. Ajo ka cituar fjalët e opinionistes Jerina Lalaj, për faktin që konkurrentet e Love Story janë ‘lojtare shahu’, duke nënkuptuar që në fund do të dalin të gjitha një nga një.

Ajo ka thënë se egoja e saj nuk do e lejonte që Saimiri ta puthte, duke u shprehur se ka më shumë respekt për veten se për të.

“Më duket sikur ne vajzat e Love Story po bëhemi më të emancipuara, por se di. Siç e ka thënë edhe Jerina, jemi të gjitha lojtare shahu dhe kur kemi ardhur i kemi marrë parasysh gjërat. Egoja ime nuk do ta pranonte puthjen. Kemi qenë 18 vajza, nuk mund ta quaj Saimirin partnerin tim por unë dua ta puth partnerin tim. Jam pak konfuze. Jo sepse në radhë të parë, para se të kem respekt për Saimirin kam shumë respekt për veten time dhe nuk dua ta bëj atë gjë”, ka thënë Enxhëll.

A do jetë Enxhëll vajza që do largohet nga emisioni javën e ardhshme? Na mbetet të presim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat