Demi Lovato do publikoj dokumentarin me të cilin zbulon disa nga vështirësitë që ka kaluar

Mediale Vip

Demi Lovato do publikoj dokumentarin me të cilin zbulon disa nga vështirësitë që ka kaluar

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:54
Demi Lovato

Aktorja 28-vjeçare njoftoi se ka përgatitur një dokumentar që do të tregoj për jetën e saj gjatë tre viteve të fundit.

Të mërkurën, u njoftua se Lovato do të jetë subjekt i dokumentarit në YouTube “Originals Demi Lovato: Dancing With the Devil”.

Dokumentari do të sigurojë një vështrim të sinqertë në disa nga kohërat më të vështira në jetën e Lovato-s, ndërsa  zbulon traumat e saj të mëparshme dhe rëndësinë e shëndetit të saj fizik, emocional dhe mendor.

“Kanë kaluar dy vjet që kur u bëra ballë për ballë me pikën më të errët në jetën time dhe tani jam gati të ndaj historinë time me botën. Për herë të parë, do të jem në gjendje të shoh kronikën time të luftës dhe shërimit të vazhdueshëm nga këndvështrimi im. Jam mirënjohës që isha në gjendje ta bëja këtë udhëtim për t’u përballur me të kaluarën time ballë për ballë dhe më në fund ta ndaja me botën”, ka thënë Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat