Aktori i njohur heq dorë nga filmi me Jennifer Lopez

Mediale Vip

Aktori i njohur heq dorë nga filmi me Jennifer Lopez

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:00
Armie Hammer, Jennifer Lopez

Aktori Armie Hammer ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit për shkak të disa mesazheve që u bënë publike. Emri i tij filloi të përflitej gjithandej pasi u bënë publike disa mesazhe që mendohet se janë dërguar prej tij tek femra të ndryshme kanë përmbajtje që tregojnë fantazitë e tij ekstreme seksuale.

Madje ai është akuzuar edhe për kanibalizëm, pasi në disa mesazhe ishte shprehur kishte dëshirë t’i priste të dashurës gishtin e këmbës dhe ta mbante me vete në një kuletë. Për shkak të këtij skandali që shkaktoi bujë të madhe, aktori ka vendosur të heqë dorë nga projekti i tij më i ri. ai priste të luantë si protagonist në “Shotgun Wedding” me JLo, por pas gjithë këtyre lajmeve ai mori vendimin të dorëhiqej.

“Nuk po ju përgjigjem këtyre pretendimeve false, por në dritën e sulmeve të mbrapshta dhe të rreme në internet kundër meje, nuk mundem t’i lë fëmijët e mi për 4 muaj dhe të iki për të xhiruar një film në Republikën Dominikane”, ka thënë aktori në lidhje me këto lajme.

Hammer ka dy fëmijë gjashtë dhe tre me Elizabeth Chamebers. Çifti njoftuan divorcin e tyre verën e shkuar. Jeta private e aktorit ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave kur ai deklaroi se i pëlqente të ishte dominant në seks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat