Andi braktis Përputhen, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Andi braktis Përputhen, kjo është arsyeja

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:14
Andi Shehu dhe Tea Trifoni

Prej disa ditësh, Andi nuk është prezent në studion e Përputhen.

Sipas moderatores Bora Zemani, konkurrenti nuk ishte mirë me shëndet për të përballuar studion.

Mirëpo, ditën e djeshme janë bërë me dije arsye të tjera për mungesën e Andit.

Bora ka treguar në fillim të emisionit se Andi refuzon të kontaktojë me asistentët dhe gazetarët, por pa dhënë më shumë detaje.

Andi mund të ketë debatuar me produksionin për faktin se është i detyruar të lidhet me Tean ndërkohë që ai nuk e do këtë gjë. Ky lloj skenari nuk i pëlqen aspak Andit dhe kjo është arsyeja që ai braktisi emisionin.

Në anën tjetër Tea ka thënë:

“Unë kam komunikuar me Andin këto ditë dhe është e vërtetë, ka pasur një infeksion në zonën e bajameve”, – tregoi Tea. “Mirëpo, di të them që Andi ka një hatërmbetje me produksionin. Arsyet duhet t’i thotë vetë ai”.

Akoma nuk ka informacion nëse do të ketë një përballje live mes Andit dhe produksionit në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat