Xhesi e pranon hapur xhelozinë: Nuk jam e lumtur

Mediale Vip

Xhesi e pranon hapur xhelozinë: Nuk jam e lumtur

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:42
Ilustrim

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Xhesi është shprehur se të tilla takime nuk e bëjnë të lumtur dhe që xhelozia është normle në këtë rast.

“Ne nuk fluturojmë nga gëzimi duke parë takime të tilla. Normalisht që ka xhelozi, nuk dua të jap opinione për takimet, ishin shumë të bukura, por thjesht ajo që përjetojmë ne nga brenda…nuk jam e lumtur.

Unë këto kohë kam qenë e distancuar. Nuk e kam me takimet e tjera, por me marrëdhënien time në raport me këto ndjesi.

Unë e vlerësoj shumë Saimirin dhe me aq sa ma ka shfaqur, edhe ai ndjen njësoj drejt meje. Por këto kohë kemi qenë të distancuar”,- tha Xhesi.

Ndërkohë, Meri gjithashtu shfaqi një pakënaqësi ndaj Saimirit për faktin që përveç saj, ai kishte puthur edhe Flavian dhe Generdën.

“Nuk ndihem mirë, nuk më vjen mirë, sepse është normale. Jemi femra dhe unë kam respekt për veten.

Këtë gjë e pres edhe nga Saimiri, jo se ai nuk na respekton, por pres akoma më shumë respekt nga ana e tij dhe pres ta vlerësojë puthjen si një gjë të madhe, ashtu siç e konsideroj edhe unë”,- deklaroi bukuroshja nga Elbasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat