Betty White përgatitet për ditëlindjen e 99-të, tregon se çfarë e mban atë të re dhe në formë

Mediale Vip

Betty White përgatitet për ditëlindjen e 99-të, tregon se çfarë e mban atë të re dhe në formë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:54
Betty White

Ndërsa Betty White po i afrohet 99-vjetorit të saj, ajo ka disa këshilla sesi të gjejmë anën e ndritshme të jetës.

‘Nuk më pëlqen ana tjetër’, thotë White për revistën People, ‘Ana pozitive është shumë argëtuese.’

Duket se askush nuk e do argëtimin më shumë se Betty White. E lindur në 1922, në Oak Park, Illinois, ajo ëndërronte të bëhej rojtare pylli, por kjo punë nuk ishte e lejueshme për gratë në atë kohë.

Për të, humbja e shërbimit pyjor ishte fitimi i Hollywood-it. White vazhdoi punën në radio dhe televizion, duke filluar një karrierë që ka zgjatur për tetë dekada dhe më tej. Ajo ka fituar shumë çmime Emmy dhe ka luajtur në disa nga rolet më të paharrueshme të televizionit.

Gjatë rrugës, ajo u bë një shembull se si të jetojmë mirë dhe gjatë.
 
"Unë jam e bekuar me shëndet të mirë, kështu që mbushja e 99 vjeç nuk ndryshon nga të mbushurit 98 vjeç".

Një gjë që e mban atë në këmbë?
 
"Një sens humori", shton ajo. "Mos e merrni veten shumë seriozisht. Ju mund të gënjeni të tjerët - jo se do ta bëja unë - por nuk mund ta gënjeni veten".- shprehet Betty White
"Thjesht duke parë anën pozitive dhe duke mos u ndalur në anën negative. Merr shumë energji duke qenë negativ. Gjithashtu kam një axhend të mirë që më mban të zënë gjatë gjithë kohës.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat