Fanses i digjet shtëpia dhe disku me këngët e Bebe Rexhës, këngëtarja bën këtë veprim

Mediale Vip

Fanses i digjet shtëpia dhe disku me këngët e Bebe Rexhës, këngëtarja bën këtë veprim

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:44
Bebe Rexha

Bebe Rexha bëri një veprim për t’u duartrokitur.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, shumë herë e ka dëshmuar dashurinë që ka për fansat e saj.

Shumë herë ajo iu përgjigjet fansave të saj, ndërsa në disa raste shprehet e gatshme edhe t’iu ndihmojë.

Së fundi, një fanse e këngëtares përmes rrjetit Twitter tha se shtëpia e saj i është djegur dhe bashkë me të edhe disku i këngëve të Bebe Rexhës.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, shkruan fansja e Bebes.

Ndërkohë, artistja iu përgjigj menjëhrë duke i thënë se i kanë mbetur edhe disa disqe të “All of my fault” dhe do ia dërgojë bashkë me nënshkrim.

“O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë ka ndodhur”, shkruan Bebe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat