“Po ti paske qenë e çmendur”, e bija e Aurelës habitet pasi shikon këtë imazh të së ëmës

Mediale Vip

“Po ti paske qenë e çmendur”, e bija e Aurelës habitet pasi shikon këtë imazh të së ëmës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:47
Aurela Gaçe

Aurela tregon se si e komentoi vajza një foto të vjetër të saj.

Aurela Gaçe për vite me radhë i qëndron besnike skenës muzikore shqiptare.

Këngëtarja njihet për vokalin e veçantë dhe njëherësh paraqitjet publike, teksa ndër vite ka bërë eksperimentime të shumta në dukje.

Së fundi, artistja ka shikuar bashkë me vajzën e saj disa fotografi nga arkiva, por njëra prej tyre i la shumë përshtypje asaj.

“Po shikonte vajza fotot kur mami ishte fringo  ,edhe kur pa foton nr 10, ndaloi pak edhe tha me sinqeritetin e fëmijës

-Po ti paske qënë e çmëndur !.

-Bravo të keqen mami -i thashë.

-Vetëm ti.kishe ngelur pa ma thênë 

(Foto nga 1996-97-98)”, shkruan Aurela.

Sa i përket projekteve muzikore, “Lento Lento” mbetet kënga e fundit nga kjo artiste, e publikuar në gusht të vitit të kaluar.

Kjo këngë deri tani ka marrë mbi gjashtë milionë klikime në kanalin YouTube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat