Pëlqehet “1 herë e mirë” nga Noizy, arrin suksesin e parë

Mediale Vip

Pëlqehet “1 herë e mirë” nga Noizy, arrin suksesin e parë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:27
Noizy

Noizy i gëzohet suksesit të parë të këngës.

Reperi Noizy gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e tij të shumëpritur.

“1 herë e mirë”, mban titullin kënga e re e Noizyt, e cila u publikua pasi fansat plotësuan kushtin e reperit.

Kënga në fjalë po pritet shumë mirë nga fansat, ajo për më pak se 24 orë arriti të marrë 1 milion klikime në YouTube.

Kënga pritej të ishte ‘diss’ për disa artistë, por për këtë gjë është sqaruar Noizy me një postim.

“Në fakt ju e keni prit diss për disa artista specifik, por kjo nuk eshte diss, eshte nje kenge vetem me fakte, Kujt ti djegi le ta mbaje, #1HERE3MIRE Real Talk jo Diss. Nese do bej diss me Emra do bej vetem për ato qe ia vlen. Enjoy the music ❤️ OTR DERI NË VDEKJE”, shkruan ai.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat