Do të befasoheni nga ndryshimi që ka bërë Jonida Vokshi

Mediale Vip

Do të befasoheni nga ndryshimi që ka bërë Jonida Vokshi

Më: 14 janar 2021 Në ora: 22:50
Jonida Vokshi

Në muajin qershor të vitit që lamë pas, moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një vajzë.

Çifti vendosi që të voglën ta pagëzojë me emrin Emi, me të cilën na ka prezantuar tashmë përmes rrjeteve sociale.

Emi është bërë kryefjala e jetës së dyshes, të cilët tashmë janë në qiellin e shtatë nga lumturia.

Pas lindjes, Jonida i befasoi të gjithë me format e trupit të saj dhe çdo kilogram që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, e humbi menjëherë. Madje, pasi u bë nënë moderatorja vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim në pamjen e saj, duke ndjekur rregullin e pashkruar të hapjes së ngjyrës së flokëve gjatë verës, duke shtuar disa highlights në flokët e saj.

Ky ndryshim u prit shumë mirë nga fansat dhe në fakt e ndryshoi shumë Jonidën. Kështu, ajo vendosi të shtonte akoma më shumë nuanca e të afrohej edhe më kah biondes dhe në fillim mezi njihej.

Një ndryshim të vogël moderatorja mjaft e dashur e ekraneve shqiptare e paska ruajtur edhe për stinën e dimrit. Ditën e sotme Jonida ka postuar një video në Instagram ku shihej në makinë dhe gjejeni pak! Ka prerë balluke. Ky ndryshim i saj është pritur mjaft mirë nga fansat që menjëherë kanë shkruar komentet më të bukura.

Gjeni ndryshimin!-ka shkruar Jonida me nota humori krah videos!

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat