Vizita e papritur: Leonora në Shtëpinë e të Moshuarve

Mediale Vip

Vizita e papritur: Leonora në Shtëpinë e të Moshuarve

Më: 15 janar 2021 Në ora: 00:08
Halil Kastrati dhe Leonora Jakupi

Muajin e kaluar u bë inaugurimi i Shtëpisë së të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Ky projekt është realizuar me qëllime humanitare nga bamirësi Halil Kastrati dhe shqiptarët nga mbarë bota që dhurojnë donacione në shoqatën e tij.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, këto ditë ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ku edhe ka mirëpritur dy banore të reja atje.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Halil Kastrati përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku edhe ka publikuar fotografitë nga momenti kur këngëtarja i befasoi të moshuarat me mikpritjen e saj.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Të mërkurën në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, janë vendosur edhe dy banore të reja.

Ato janë Imihone Bugari dhe Shazije Krasniqi, jeta e të cilave është libër me tregime të dhimbjes.

Dy zonjat u befasuan këndshëm me prezencën e këngëtares së mirënjohur Leonora Jakupi, që në hyrje të shtëpisë së tyre të re.

Leonora ju dëshiroi mirëseardhje, duke iu premtuar se kjo nuk do të jetë vizita e fundit.

Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë”, ka shkruar Kastrati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat