Jennifer Lopez hap krahët dhe ndjehet e lirë në plazh, vazhdon të shfaq trupin e saj të tonifikuar në paraqitjet me bikini

Mediale Vip

Jennifer Lopez hap krahët dhe ndjehet e lirë në plazh, vazhdon të shfaq trupin e saj të tonifikuar në paraqitjet me bikini

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:08
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

51-vjeçarja shfaqi trupin e saj të mahnitshëm në bikini, ndërsa shfaqej me një mantel ku kishte të shkruar në pjesën e prapme “JLo”.

Këngëtarja mbylli sytë, duke u lagur në një mjedis të qetë ndërsa priti vitin 2021 me krahë të hapura,

Jennifer dukej e fuqizuar ndërsa qëndronte përpara dallgëve që përplaseshin me krahët e ngritura në ajër.

Sado e mrekullueshme të dukej pamja e oqeanit, të gjithë sytë ishin drejt Jennifer Lopezit dhe trupit të saj që sfidon moshën.

Jennifer eci me besim përgjatë plazhit me pamjen e saj përrallore.

Këngëtarja dukej e pabesueshme ndërsa vinte në pah fizikun e saj të shkëlqyer në bikini.

Flokët me kaçurrela bënin që ajo të dukej edhe më tërheqëse, ndërsa kishte vënë një palë vathë argjendi mjaft të mëdhenj.

Jennifer është përsëri në SH.B.A. pasi filloi vitin e ri në Turk dhe Caicos me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, me të cilin është fejuar që nga viti 2019.

Çifti fillimisht planifikoi të kurorëzoheshin në vitin 2020, por pandemia i detyroi ata që të shtyjnë dasmën e tyre dy herë.

“Ne e shtymë dasmën dy herë. Ne kishim planifikuar atë që vërtet, me të vërtetë dëshironim të bënim, [por] nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta rikrijojmë atë”, i tha ajo kohët e fundit Revistës ‘Elle’.

“Ne e anuluam atë, dhe që atëherë nuk kemi folur me të vërtetë për të. Nuk ka asnjë nxitim. Ne duam ta bëjmë atë në rregull kur mund ta bëjmë”, tha Jennifer.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat