“10 milionë dollarë për një natë me Kim Kardashian”

Mediale Vip

“10 milionë dollarë për një natë me Kim Kardashian”

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:01
Kim Kardashian

Reperi Kaney West ka tronditur të gjithë ndjekësit e tij me deklaratën e fundit. Ai ka kërkuar ndihmë nga miliarderët për ta ndihmuar me borxhin e tij financiar si dhe për të vazhduar artin e tij.

Kaney kërkoi publikisht ndihmën e Mark Zuckerberg, të cilit ai i kërkoi 1 miliardë dollarë për të vazhduar të bënte art. Ai gjithashtu tha se do të ishte i gatshëm të pranonte para nga Larry Page i Google ose ndonjë mirëbërës tjetër i pasur.

Asnjë miliarder nuk i është përgjigjur lutjes së tij akoma, por Policia e Filadelfias ka zgjatur dorën e ndihmës dhe i ka ofruar një punë si oficer policie.

Ministri Saudit i Mbrojtjes, Princ Mohamad Bin Salman, bëri një ofertë të diskutueshme dje, gjatë një konference për shtyp, që mund të zgjidhte problemet e parave të Kanye West.

Princi i fuqishëm, i cili ka një pasuri të vlerësuar prej më shumë se një miliard dollarë, ofroi t’i paguante reperit 10 milion dollarë për të kaluar një natë me gruan e tij.

“Unë nuk kam asnjë interes për muzikën ose veshjen e tij,” u tha Princi Mohamad gazetarëve, “por gruaja e tij, ajo është një thesar me vlerë të paçmueshme. Me kënaqësi do të paguaja 10 milion dollarë ose edhe më shumë për të kaluar një natë me të.”

As Kanye West as Kim Kardashian, nuk kanë reaguar ende për ofertën, por ajo tashmë ka provokuar reagime të dhunshme nga organizata të ndryshme feministe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat