“Nuk di nga ta filloj dhe ku ta mbaroj”, konkurrenti i “Për’puthen” largohet nga emisioni

Mediale Vip

“Nuk di nga ta filloj dhe ku ta mbaroj”, konkurrenti i “Për’puthen” largohet nga emisioni

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:50
Andi, Emini

Konkurrenti i "Për’puthen", Emin Kelmendi ka deklaruar përmes një statusi në “Instastory” se nuk do të jetë më pjesë e emisionit.

Përmes postimit të gjatë, Emini falenderon autoren Olsa Muhametin, opinionistin Arjan Konomi dhe moderatoren Bora Zemani, teksa nuk jep arsye konkrete për largimin.

Por kujtojmë që kohë më parë se Emini tha se në emision ishte vetëm për Anën, e cila u përjashtua.

Image
Insta

"Me të vërtetë nuk di nga ta filloj dhe ku ta mbaroj. Jeta së bashku me disa persona të veçantë të bëjnë të marrësh vendime të papritura. Me këtë deklaratë dua të them se unë nuk të jem më pjesë e emisionit që po thyen rekorde shikueshmërie Përputhen. Dua të falenderoj nga zemra zonjë e shtëpisë Olsa Muhametin, pa harruar Arjan Konomin dhe personin më pozitiv që kam njohur Bora Zemanin duke i kërkuar falje për gjithë nervozizmin që i kemi shkaktuar. Aty njoha dy persona që do i ruaj gjithmonë brenda zemrës, Andin dhe Mevlanin. Ju kërkoj falje të gjithëve që i kam bërë me u ndje keq dhe të gjithëve ju uroj më të mirat e zemrës", shkruan Emini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat