Fansat kanë një tjetër ide sesi mund të quhet e vogla e Gigi Hadid!

Mediale Vip

Fansat kanë një tjetër ide sesi mund të quhet e vogla e Gigi Hadid!

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:50
Gigi Hadid

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator të vitit që lamë pas. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende e aq më pak portretin. Ata janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes mediatike të voglën, ashtu siç bënë edhe gjatë pjesës më të madhe të shtatzënisë së Gigi-t.

Fansat e mësuan shumë vonë se modelja ishte në pritje të ëmbël dhe gjatë asaj kohe ajo nuk preferoi të jepte shumë detaje për këtë pjesë.

Megjithëse s’kanë ndërmend ta tregojnë emrin, fansat janë të vendosur ta gjejnë me çdo kusht dhe në rrjet kanë qarkulluar variante të ndryshme të emrit të bebushes.

Së fundmi, fansat i janë futur kokë e këmbë albumit të Zayn Malik, “Nobody is listening”, për të gjetur aty ndonjë shenjë të emrit të vajzës së tij.

Bazuar në njërën prej këngëve “River Road”, ata besojnë se emri i vogëlushes duhet të jetë River. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt!

Teksa çifti përpiqet të ruajë privatësinë dhe të mos e publikojë kurrë portretin e vajzës, ka qenë mamaja e Gigi-t, Yolanda, ajo që e ka bërë një gabim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat