2 Ton paralajmëron projektin e ri muzikor

Mediale Vip

2 Ton paralajmëron projektin e ri muzikor

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:08
2 Ton

Reperi me prejardhje nga Ferizaji, 2 Ton, është shumë i pëlqyer për zhanrin që kultivon.

Për vite me radhë, artisti ka arritur të ketë hite të shumta, që mbërritën miliona klikime në platforma digjitale.

Ndërkohë, në një postim të fundit ai ka bërë të ditur se është në përgatitje të një këngë të re.

Image

Ai u shfaq me një video të realizuar në studio muzikore, duke mos zbuluar detaje tjera rreth projektit.

Përpos që përmendi se shumë shpejt prodhimtaria muzikore do të jetë në treg, asnjë tjetër e re nuk erdhi nga 2 Ton.

Sidoqoftë kësaj, “Gota” titullohet hiti fundit nga ai, që u prit mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat