Bebe Rexha: Paratë nuk vijnë lehtë, por shkojnë lehtë

Mediale Vip

Bebe Rexha: Paratë nuk vijnë lehtë, por shkojnë lehtë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:52
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka folur për çështjen e parasë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha vazhdon të jetë shumë e afërt me fansat e saj.

Së fundi, artistja ua dha mundësinë fansave të saj që t’i japin sugjerime për disa këpucë dimërore.

Një prej ndjekësve i tha se nuk ka rëndësi se çfare i blen, ngase ajo ka para dhe mund të zgjedh prej atyre që pëlqen.

Me këtë rast, Bebe nuk hezitoi dhe iu përgjigj duke thënë se nuk është e zgjuar të harxhosh në diçka që nuk të nevojitet.

“Të harxhosh para për dreqin e saj. Nuk është një lëvizje e zgjuar. Nëse nuk i dëshironi vërtet dhe do t’i vishni/përdorni pjesën më të madhe të kohës. Paratë nuk vijnë lehtë. Por shkojnë lehtë”, ka shkruar ajo.

Së fundi, kënga “In the name of love” e Bebe Rexhës me Martin Garrix ka arritur 1 miliard dëgjime në Spotify. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat