Butrint Imeri shpenzon mbi 3 mijë euro vetëm për një paraqitje

Mediale Vip

Butrint Imeri shpenzon mbi 3 mijë euro vetëm për një paraqitje

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:25
Butrint Imeri

Këngëtari Butrint Imeri njihet për paraqitjet publike, në të cilat shfaqet me shumë stil.

Së fundit, artisti ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, në të cilat u shfaq i veshur në të bardha, në mes të borës.

Veshja me shumë stil është e brendeve më të njohura, e cila në total i kushtoi këngëtarit 3.073 euro.

 

Çmimin më të lartë sipas “Shqip.Closet” e kap xhaketa “NASA” e Heron Preson, e cila kushtoi 1.408 euro, ndërsa atletet kapën çmimin 865 euro.

Kujtojmë se “Phantom” titullohet projekti i fundit muzikor nga Butrint Imeri, ndërsa së shpejti pritet të sjell një këngë të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat