Gigi dhe Zayn gati të shkojnë drejt altarit?

Mediale Vip

Gigi dhe Zayn gati të shkojnë drejt altarit?

Më: 16 janar 2021 Në ora: 08:58
Gigi dhe Zayn

Gigi Hadid dhe Zayn janë gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre? Këtë gjë në fakt kanë nisur ta mendojnë fansat e dyshes dhe e gjithë kjo për shkak të njërës prej këngëve të fundit të Zayn, “Nobody is Listening”.

Gjatë mesnatës, këngëtari publikoi albumin e ri, në të cilin ka shumë tekste që dukshëm flasin për lidhjen e tij me supermodelen. Por njëra prej këngëve ka tërhequr më së shumti vëmendjen e fansave.

Në këngën “When Love’s Around”, Zayn shprehet se ai mendon të martohet, ndërkohë që këndon për dikë që do të bëhet bashkëshortja e tij.

“Asnjëherë nuk është mirë/ Asnjëherë nuk ndihem në këtë mënyrë/ Por unë kam nevojë për ty në jetën tim/ Po, ti mund të jesh bashkëshortja ime në të vërtetë/ Duhet vetëm një grua/ Për të të treguar se ç’do të thotë të dashurosh”, shprehet Zayn në këngën e tij.

Pasi kanë dëgjuar këngën, fansat kanë nisur të çkodojnë tekstin e saj.

“Sapo dëgjova ‘When Love’s Around’ dhe a do t’i propozojë Zayn Gigi-t???!!”, ka shkruar dikush në Twitter.

Ndërsa një tjetër ka publikuar një foto të tekstit të këngës dhe ka shkruar “Dua të them… a po i propozon ai në këtë mënyrë?”.

Kujtojmë se dyshja e njohur në shtator të vitit që lamë pas u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë bërë ende publik.

Ndërkohë nga albumi i fundit i Zayn fansat kanë nisur të dyshojnë se se emri i vogëlushes duhet të jetë River, për shkak se njëra prej këngëve të tij mban titullin “River Road”. Megjitahtë, ende asgjë nuk është e sigurt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat