Mungon prej më shumë se një jave në “Për’Puthen”, Andi i bën premtimin Teas: Tani je nusja ime

Mediale Vip

Mungon prej më shumë se një jave në “Për’Puthen”, Andi i bën premtimin Teas: Tani je nusja ime

Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:31
Andi dhe Teas

Andi, prej një jave, ka munguar në “Për’Puthen” e ndonëse në fillim u tha se shkak ishte bërë një problem shëndetësor, arsyeja duket më tepër se kaq.

Moderatorja Bora Zemani deklaroi se Andi ka refuzuar të komunikojë me produksionin, duke mos treguar as nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e programit apo jo.

Ndërkohë, Tea tregoi mesazhet që ka shkëmbyer me Andin duke zbuluar se ai ka hatërmbetje me produksionin.

“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes ‘WhatsApp’-it, ka qenë goxha sëmurë, ka pasur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste për hatërmbetjet me produksionin. Nuk dua të them fjalë në emër të tij”, tha Tea.

Teksa Andi qëndron në heshtje dhe nuk bën asnjë deklaratë publike, na mbetet të presim për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë, të enjten në mbrëmje, Andi dhe Tea kanë hyrë në live në “Instagram”, ku Andi pa hezitim e cilësoi Tean “Nusja ime”.

Ai e përkëdhelte vazhdimisht, duke treguar se ishin në fazë njohjeve, por pavarësisht se e pëlqen Tean, finalizimit nuk i dihet. Andi zbuloi se ka dëshirë ta marrë me vete e të jetojnë jashtë, mes vendeve nordike si; Suedi, Norvegji ose Finlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat