Si u ribashkuan Mozzik me Loredanën?

Mediale Vip

Si u ribashkuan Mozzik me Loredanën?

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:39
Mozzik dhe Loredana

Mozzik u shpreh disa javë më parë se nuk është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ishte e kundërta.

“Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, u shpreh reperi në fillim të këtij viti në një intervistë për “Prive”.

Mirëpo pjesa e fundit e dokumentarit të Loredanës na tregoi komplet të kundërtën. Në një sekuncë të dokumentarit ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Gjithashtu Loredana shkëputi vetëm këtë pjesë dhe e publikuoi në “Instagram”-in e saj. Madje Mozzik pranoi se mund të rikthehet sërish në të ardhmen për të jetuar me Loredanën në Zvicër.

Pas dokumentrait, Mozzik publikoi në Insagram dy çiftet e famshëm, Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, me të cilët ka identifikuar marrëdhënien e tij të dashurisë me Loredanën.

Sigurisht që gjithë këto shenja i ka çuar fansat të mendojnë se në fakt ata të dy janë ribashuar, por thjesht ju duhet akoma më shumë kohë për ta pranuar me gojën plot publikisht.

Mirëpo çfarë i bëri ata të riktheheshin me njëri-tjetrin dhe të linin pas të shkuarën? Mozzik ka publikuar në Instagram një shprehje, që hapur tregon se si u ribashkuan ata dhe e bën akoma më të fortë lidhjen e tyre.

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Mozzik.

Kujtojmë se pas ndarjes së tyre të bujshme, Mozzik dhe Loredana, folën publikisht kundër njëri-tjetrit. Megjithatë ata i kanë lënë tashmë të gjitha në të shkuarën, për t’i dhënjë një shans të dytë njëri-tjetrit dhe për t’ja nisur nga e para.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat