Princi Harry është thellë i lënduar pas ‘braktisjes’ së familjes mbretërore

Mediale Vip

Princi Harry është thellë i lënduar pas ‘braktisjes’ së familjes mbretërore

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:37
Meghan dhe Princi Harry

Princi Harry është thellë i lënduar pas përçarjes që ka pasur vitin e kaluar më familjen mbretërore.

Kështu ka thënë një mik i afërt i tij, sipas të cilit, viti i kaluar ishte i dhimbshëm për Harryn pasi ai dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle kishin lënë mbrapa familjen e Harryt për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimit të afërt, Princit Harry i ka munguar shumë jeta në familjen mbretërore ndonëse është i lumtur bashkë me Meghanin në Kaliforni, shkruan “The Sun”.

Largimi i Princit Harry vitin e kaluar nga Pallati Mbretëror në Britani të Madhe kishte zemëruar familjen mbretërore pasi ishte hera e parë që një princ do të krijonte jetën në një vend tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat