Ben Affleck e shfrytëzon kostumin e Batmanit për t’i argëtuar fëmijët e tij

Mediale Vip

Ben Affleck e shfrytëzon kostumin e Batmanit për t’i argëtuar fëmijët e tij

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:50
Ben Affleck

Ben Affleck ka thënë se ia ka vlejtur mundimi që ka pasur në rolin e Batmanit në “Justice League”, sepse ka mundur ta veshë kostumin prej superheroi për fëmijët e tij.

Ai ka thënë se e ka rishfaqur rolin e tij disa herë për fëmijët.

“Luajta Batmanin sepse doja ta bëja për fëmijët e mi”, ka thënë ai për The Hollywood Reporter.

Ndërsa vazhdon, “e kam veshur kostumin në ditëlindjen e djalit tim, që ia vlejti për çdo moment të vuajtjes në ‘Justice League’”.

Aktori së pari ishte pjesë e filmit “Batman v Superman: Dawn of Justice” dhe do të shfaqet sërish në “Zack Snyder Justice League”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat