Selena Gomez hidhëroi keq Malumën dhe ai e tregoi arsyen përmes një postimi

Mediale Vip

Selena Gomez hidhëroi keq Malumën dhe ai e tregoi arsyen përmes një postimi

Më: 16 janar 2021 Në ora: 20:02
Selena Gomez, Maluma

Këtë të premte, Selena Gomez u bëri fansave të saj një dhuratë duke publikuar këngën e re mjaft të veçantë.

Fansat e saj latinë ishin mëse të gëzuar ku edhe kënga e saj arriti më shumë se 17 milionë klikime brenda një dite.

Ndërsa duket se ajo me këtë veprim ka mërzitur kolegun e saj Maluma, pasi ai ka hyrë në twitter dhe ka publikuar një status mjaft interesant dke bërë fansat e tyre të dyshojnë se i drejtohet Selena Gomez.

Vetëm pak orë pas lansimit të këngës, Maluma shkroi në një status në Twitter: “Nëse nuk doni të punoni me dikë vendoseni në dijeni. Ka njerëz që shpresojnë kot që në fund të marrin 0. Sinqeriteti mbi të gjitha.”

Disa nga komentet sa i përket këtij statusi nga fansat ishin:

“Nëse e thua për Selenën, ajo e bëri të qartë në një intervistë se nuk do të bashkëpunojë me ty dhe ashtu bëri!”, i shkroi një nga fansat kolumbianit.

Intervista të cilës i referohet ndjekësi është një ku Selena dyshohet se kritikoi Maluma për këngën “Cuatro Babys”.

Në vitin 2017, këngëtari i “Hawaii” i shkroi koleges së tij në Twitter: “Do të doja të bëja një këngë me ty. Zoti të bekoftë, ti je një shembull. Unë të admiroj”.

Ndërsa më pas në vitin 2018, Maluma tha në një intervistë se ishte qenë në kontakt me Selena Gomez për të punuar, por që mesa duket ajo ishte shumë e zënë dhe bashkëpunimi i tyre nuk u realizua kurrë.

Në dhjetor të viti që lamë pas media të tilla si ‘Popsugar’ raportuan se artistët filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, duke shkaktuar thashetheme për një bashkëpunim të mundshëm.

Megjithatë, aktualisht Maluma nuk është në listën e personave që ndjek Selena në këtë rrjet sociale, teksa kolumbiani vijon ende ta ndjekë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat