Sokol Balla baba për herë të tretë, zbulon gjininë dhe emrin e bebushit

Mediale Vip

Sokol Balla baba për herë të tretë, zbulon gjininë dhe emrin e bebushit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:17
Sokol Balla

Gazetari i njohur shqiptar, Sokol Balla, ka ndarë me publikun një lajm të bukur nga jeta e tij private.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Fit Station”, ai ka treguar për gazetaren Çenkuela Hasa se është bekuar me një tjetër fëmijë.

Balla është bërë baba për herë të tretë dhe ka zbuluar se partnerja e tij ka sjellë në jetë një vajzë.

Në fakt, ka vetëm një muaj që e vogla i është shtuar familjes së tyre dhe ata janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndjehem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im me tre fëmijë.Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur por si e thashë anoj te babai që i llastoj fëmijët” – tregoi para kamerave Sokol Balla!

I pyetur për fëmijën e tretë gazetari u shpreh se vajza e tij quhet Brooklyn, ndërsa ne jemi tepër kuriozë ta shohim për herë të parë.

Balla është gjithashtu baba i një djali të quajtur Kolin dhe një vajze të quajtur Bellen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat