Derisa roli i saj në filmin “Shotgun Wedding” ka mbetur në pezull, ajo po vazhdon përditshmërinë e saj.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Jennifer Lopez, e cila njihet edhe për role të shumta në filma të suksesshëm
Ajo së fundmi është parë duke shëtitur në Miami, teksa mori vëmendje të madhe me paraqitjen.
Jlo u pa se nuk ka lënë anash rutinën e zakonshme në palestër, derisa përmes stërvitjeve ka arritur fizik të bujshëm.
E veshur në mënyrë sportive, ajo kishte theksuar tiparet trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.
Ani pse është në të 51-tat, artistja ka kujdes të veçantë për trupin dhe fytyrën e saj.