“A po të rrihet”, Fjolla Morina poston foton nga Kukësi së bashku me Fisnik Sylën

Mediale Vip

“A po të rrihet”, Fjolla Morina poston foton nga Kukësi së bashku me Fisnik Sylën

Më: 17 janar 2021 Në ora: 21:04
Fjolla Morina me të dashurin

Fjolla Morina ka ndarë fotografi nga Kukësi.

Ditë më parë u mësua se prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.

Kjo çështje fillimisht u dërgua në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” në “Trafikim të armëve dhe municioneve”.

Fillimisht Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për të dy, por ata janë liruar 16 ditë më vonë nga qelia.

Kurse sot këngëtarja ka postuar një Instastory ku shihet se ajo gjendet përsëri në Kukës së bashku me Fisnikun.

Ajo ka postuar Fisnkun e buzëqeshur ku me humor e pyet se a dëshiron çaj.

“Kukësi legjendar, a po te rrihet a po don çaj shpirt”, tha Fjolla drejtuar partnerit të saj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat