Pasi e quajti “kota biskota”, Alesia Bami i kthehet Kleoniki Delijorgjit: U konsultove me engjëjt?

Mediale Vip

Pasi e quajti “kota biskota”, Alesia Bami i kthehet Kleoniki Delijorgjit: U konsultove me engjëjt?

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:20
Kleoniki Delijorgji

Modelja Kleoniki Delijorgji është përballuar me Alesian Bamin, pasi këngëtarja e quajti ish-velinën, modelja më “kota biskota” në Shqipëri.

“Mendoj se më e mira është Emina Cunmulaj, një big up për Eminën. Në Shqipëri për mua 90% e tyre janë kota biskota, se as nuk i njoh me emra, disa vajza që kam punuar unë më përpara dhe tani janë në televizion, mund të them Alesia Bami nëse konsiderohet modele, më vjen keq e dashur,”– u shpreh modelja, e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Ndërsa ditën e dielë, dy vajzat seksi u përballën në “Trotuar”. Kleoniki Delijorgji teksa iu drejtua ish-velinës, tha se “mund të jetë shumë e mirë por modele jo”, teksa theksoi se nuk kishte asgjë personale me të.

Por Alesia Bami iu kundërpërgjigj duke i pyetur nëse “është konsultuar me engjëjt” kur ktheu përgjigjen.

“Nuk kam asgjë me ty dhe asnjë femër, s’do kisha qejf të ulja një femër tjetër që të dukem më mirë. Për mua ti mund të jesh shumë e mirë por nuk je modele, mund modele me formash. Ishe vërtet personi i parë që më ka ardhur në mendje. Nuk ishte personale,”– u shpreh Kleoniki.

“Nuk mund t’iu pëlqesh të gjithëve sigurisht por unë modelingun e kam nisur 13 vjeç dhe e kam mbyllur 15-vjeç, nuk jam më modele. Kjo është batutë! Doja ta pyesja, përgjigjen e kishe e kishe personale apo u konsultove me engjëjt,”- u përgjigj Alesia Bami, por që nuk u prit mirë nga modelja, e cila iu kthye: “Nuk mendoj se duhet të vendosim engjëjt nëpër batuta.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat