U shtrua në spital pas një problemi serioz në tru, rikthehet në shtëpi legjenda e repit Dr Dre

Mediale Vip

U shtrua në spital pas një problemi serioz në tru, rikthehet në shtëpi legjenda e repit Dr Dre

Më: 18 janar 2021 Në ora: 14:21
Dr Dre

Reperi dhe producenti amerikan Dr Dre ka dalë nga spitali pasi u kurua për aneurizëm të trurit.

BBC raporton se një prej avokatëve të yllit 55 vjeçar, tha se këngëtari ishte kthyer në shtëpi, pa dhënë detaje të tjera.

TMZ raportoi më 5 janar se Dr Dre ishte dërguar në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles.

Ekipi i Dr Dre më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young, ishte në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Faleminderit familjes, miqve dhe fansave të mi për interesin dhe lutjet e tyre. Unë po bëhem shumë mirë dhe po marr kujdes të shkëlqyeshëm nga ekipi im mjekësor,“- shkruhej në një postim në Instagramin e tij. “Do të dal nga spitali dhe do kthehem së shpejti në shtëpi.”

Aneurizma është zgjerimi i një arterie të shkaktuar nga dobësimi i murit të enës së gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat