“E kam të vështirë ta përballoj”- Lediana kërkon të largohet nga “PërPuthen”

Mediale Vip

“E kam të vështirë ta përballoj”- Lediana kërkon të largohet nga “PërPuthen”

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:13
Ledijana

Lediana, e cila iu bashkua ”PërPuthen” vetëm një muaj më parë, ka befasuar sot, ndërsa tha se kërkon të largohet nga emisioni.

E prekur, ajo sqaroi se e ka të vështirë ta përballojë presionin dhe se nuk po e gjen dot veten mes konkurrentëve të tjerë.

“Unë jam tip i ndjeshëm, nuk kam arritur ende të futem në rrethin tuaj dhe ndaj nuk ju përshëndes, jo që jam mendjemadhe. E kam të vështirë ta përballoj presionin e gjithë kësaj. Nuk kam arritur kom atë shfaq atë që jam në të vërtetë”, tha ajo.

Pas pjesës së parë të emisionit, ajo mori një pauz, në mënyrë që të qetësohet dhe të reflektojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat