Pas sherrit në Për’puthen, Fationi merr vendimin e papritur: Do largohem! Këtu janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin

Mediale Vip

Pas sherrit në Për’puthen, Fationi merr vendimin e papritur: Do largohem! Këtu janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:39
Foto

Fation Kuqari, një nga konkurrentët e emisionit Për’puthen ka marrë vendimin që të largohet nga programi.

Kjo erdhi menjëherë pas sherrit me Erin, një nga djemtë e rinj që hyri ditën e premte në program. Dje, ata patën një debat verbal që përfundoi në fjalë fyese dhe djemtë u bënë gati për konfrontim fizik, por konkurrentët e tjerë ndërhynë menjëherë dhe produksioni vendosi ti pezullonte.

Me anë të një postimi në Instagram, Fationi theksoi se vendimin e largimit e mori pasi nuk arrin të pranojë intrigat e mashtrimet, të cilat sipas tij bëhen mes konkurrentëve. Ndër të tjera hodhi dyshime të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se “janë bërë dashnorë”. Kujtojmë se para disa javësh, ai i dha fund njohjes me Melisën duke hedhur dyshime se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një person, por nuk dha detaje të tjera.

Deklarata e plotë:

“Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores, ju njoftoj se do largohem nga Përputhen. Kjo për shkak sepse nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe fytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut.

Këto ditë më kanë ardhur shumë mesazhe, ku më pyesin apo më kritikojnë që dal nga vetja apo për zërin tim të lart, dua t’ju them që Fatjoni del nga vetja kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur të gjithë e dinë për çfarë flet Fationi, ndizen kamerat të fryjnë dhe thonë “Thuaje po je burrë” ose “He thuaje ti se je mësuar me sulme”.

Ka pasur disa puntata të cilat i kam rënë pishmanit që ka degraduar situata jo për ata që janë atje, por për familjen që më ndjek apo këdo që ka pasur simpati për mua.

Por këto puntatat e fundit nuk po më pëlqejnë as mua më, kam dalë shumë nga vetja, jo se kanë ndryshuar gjërat por jam lodhur me këtë hipokrizi, viktimizim, mashtrim dhe intriga nga konkurrentët, ndaj del Fationi nga vetja dhe nuk bëhet dot pjesë e tyre. Dal nga vetja se e dinë pikën time të dobët që nuk shtirem dot dhe bëjnë aleanca për të më sulmuar sepse vetëm kështu marrin vëmendje nga publiku nëpërmjet zërit tim dhe pse u lodha nga të tilla gjëra, janë bërë motra vëllezër dhe dashnor me njëri-tjetrin, por këto nuk shihen nga ju dhe as nga produksioni, shihen nga unë ndaj reagoj për gjëra të vogla, në dukje aq keq në puntata sepse jepet aty dhe shoh më shumë se ç’shihni ju.

I kërkoj falje produksionit dhe autores Olsës, ndjesë për vendimin tim të papritur që mora. Gjithashtu dhe Arjan Konomit i kërkoj shumë falje sepse realisht është një nga opinionistët më të mirë. Packa se disa herë e kemi tepruar dhe kemi dalë nga vetja. I kërkoj falje dhe Borës që kam respekt maksimal sepse e kam bërë disa herë të dalë nga vetja.

I uroj shumë suksese disa nga djemve dhe vajzave aty që janë vërtetë me këmbë në tokë dhe me zemrën me vete aty. Kërkoj falje dhe nga ju miq pasi e di që kishit pritshmëri ndaj meje që të dilja i përputhur por çfarë t’ju them më shumë “Ashtu e ndjeva, ashtu e bëra”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat