Janë gati? Pas kësaj videoje fansat mendojnë se Hailey dhe Justin Bieber po bëhen prindër

Mediale Vip

Janë gati? Pas kësaj videoje fansat mendojnë se Hailey dhe Justin Bieber po bëhen prindër

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:20
Hailey dhe Justin Bieber

Justin dhe Hailey janë përfolur kohët e fundit se po presin fëmijën e tyre të parë. Ishte modelja ajo që mohoi zërat në një status, ku shprehej se  mediat duhet të ndalojnë së shkruari gjëra të pavërteta.

Në misionin “The Ellen DeGeneres Show”, Justin ia ka lënë Hailey-t topin në fushën e saj për çështjen e fëmijëve. Ai ka treguar se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë, sigurisht me aq mundësi sa do të ketë Hailey për t’i sjellë në jetë, shkruan “Daily Mail”.

“Unë do të kem aq fëmijë sa Hailey do të jetë e gatshme t’i sjellë në jetë. Unë vetë do të doja të kisha një klan të vogël. Është trupi i saj dhe ajo bën çfarëdo që dëshiron”,- ka thënë Justin.

Image

Ndërkohë, së fundmi, Hailey Bieber ka bërë që fansat të spekulojnë në lidhje me planet e tyre për zgjerimin e familjes, pasi modelja u shfaq me bebushen e motrës së saj, Alaia Baldwin, pesë muajshe, Iris, në disa foto të reja.

Në fotot që ajo ndau në Instastory, bashkëshortja e Justin Bieber mund të shihet duke marrë disa “leksione mëmësie” teksa e tund.

24-vjeçarja dëgjohet duke i kënduar të voglës një këngë nga fëmijëria, të cilën ia kishte kënduar nëna e saj dikur.

‘Nana më këndonte këtë kur isha fëmijë,’- mbishkroi Hailey.

Image

Fansat e Hailey Bieber e pëlqyen postimin dhe kanë filluar të mendojnë se mos ndoshta çifti Bieber ka vendosur të zgjerojë familjen.

Nuk e dimë nëse këto aludime janë të vërteta, por në një intervistë të dhënë në shkurt të 2019-ës për “Vogue”, modelja tha se nuk ka një plan të bëjë ndonjë fëmijë të paktën edhe për disa vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat