“Le të lehin këlyshët”, Stresi e tha fjalën e fundit pas ‘diss-it’ të Noizy-t

Mediale Vip

“Le të lehin këlyshët”, Stresi e tha fjalën e fundit pas ‘diss-it’ të Noizy-t

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:51
Stresi

Stresi ka shprehur mendimin e tij në lidhje me diss-in e Noizyit.

Reperi i njohur shqiptar, Noizy së fundmi lansoi projektin e tij të ri, një “diss” me fakte i cili i dedikohej të gjithë kundërshtarëve të tij.

Kënga e tij u titullua “1 herë e mirë” ose ndryshe “Vaksina” dhe bëri bujë të madhe në rrjet.

Reperi nisi këngën duke treguar se ai ka një rol të rëndësishëm në muzikën shqiptare, kurse më vonëai tha se “nuk merret me plehra” dhe se i konsideron kolegët “peshq të vegjël”.

 

Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa kanë dalë “fake”. Sakaq, reperi nuk ka ngurruar edhe një herë të përmend se kush është, çfarë ka kaluar për të mbërritur këtu dhe se ka mbi një dekadë në industri.

Në një postim në Instastory, Stresi shkruan se s’ka ndërmend të bëjë më diss-e, por do të thotë fjalën e fundit.

Ai i ka uruar suksese të gjithëve dhe i ka këshilluar të bëjnë muzikë pa prekur familjet e askujt. Sa i përket fjalëve që fliten lart e poshtë për faktin se diss-i i Noizy-t i drejtohet Stresit, ai i është referuar këtyre fjalëve me “Le të lehin këlyshët”.

“Po foli i funit: Janë msu publiku dun dhun, dun lojra, dun Instagram, dun followers. Mu s’më ka hangër e as nuk më ha për asnji sa për repera. Kom hec me respekt e kam bo mirë kudo. Unë nuk gjej veten në asnjë diss sepse nuk e kam bo veten. Ndryshe kush dojn beef me mu I swear sa për personal e mirëpres pa hezitu. Kshuqë shut ju gojorsa sun na shtini mo si përpara. Suksese krejtve, leni familjet anash boni hite me talent, realitet po mos prekni familjet askujt. Le t’lehin klyshat.” tha Stresi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat