Beatrix Ramosaj është gati për një hit të ri!

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj është gati për një hit të ri!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:07
Beatrix Ramosaj

Në fund të muajit dhjetor, Beatrix Ramosaj u kthye me një këngë të re pas 3 vitesh shkëputjeje nga muzika. Mirëpo, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte prania e Eugent Bushpepës në videoklip.

Ose më saktë skenat e nxehta mes tyre. Fillimisht nga fotot e postuara prej këngëtares u mendua se ata do vinin në bashkëpunim.

Por, jo! Rezultoi se Genti vetëm kishte kompozuar këngën dhe sigurisht ishte protagonist në klip. Madje, për shkak të skenave të nxehta me njëri-tjetrin në klip, u aludua se ata kishin nisur një romancë të re së bashku.

Nëse mendoni se pas projektit të saj të parë këngëtarja do të bënte pushim, e keni shumë gabim!

Beatrix u rikthye në muzikë dhe tashmë s’ka asgjë që e ndal të bëjë të tjera këngë. Madje, fill pas projektit që e riktheu në industri, ajo po punon sërish për të tjera këngë.

Vetë Beatrix e ka treguar këtë, duke ndarë në InstaStory një video nga studioja muzikore, duke na bërë kuriozë të gjithëve.

Ajo nuk ka dhënë ende asnjë detaj për këngën e re dhe s’dihet nëse do të jetë solo apo bashkëpunim. Por diçka është e sigurt, projekti i saj sërish ka për të bërë namin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat