Për Caitlyn Jenner, gishtat e dorës nuk dhembin njëlloj. Kjo është vajza e tij e preferuar

Mediale Vip

Për Caitlyn Jenner, gishtat e dorës nuk dhembin njëlloj. Kjo është vajza e tij e preferuar

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:14
Caitlyn, Kendall dhe Kylie Jenner

Nuk ka si lidhja mes babait dhe vajzës dhe këtë na e vërteton Caitlyn Jenner dhe Kylie.

Babai i dy vajzave kur ju kërkua që të veçojë një prej fëmijëve të tij si të preferuarën zgjodhi pikërisht Kylien, e cila siç vet Jenner thotë ka një vend special në zemrën e tij.

“Mbrëmë isha për darkë tek Kylie. Mundohemi ta ndjekim si ritual këtë takim 1 herë në javë ose njëherë në 2 javë. Ajo shtron ushqimet më të mira të cilat i shijojmë bashkë. Megjithëse nuk i gatuan vet, janë shumë të shijshme. Ndonjëherë shkoj për darkë bashkë me partneren time Sofia. Na pëlqen të hamë të tre, vetëm ne. Jemi shumë të afërt”, rrëfen Caitlyn për “Skinny Confidential Him & Her”.

Nëse prindërit e kanë të vështirë që të ndajnë fëmijët kur përballen me pyetje të tipit: “Kush është fëmija i preferuar”, ky nuk është rasti i babait të Kylie.

Nëse Kendall është ndjerë xheloze pas kësaj interviste, mbetet për t’u parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat