Don Phenom hedh një goxha thumb!

Mediale Vip

Don Phenom hedh një goxha thumb!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:07
Don Phenom

Javën e kaluar bëri xhiron e medias lajmi se Don Phenom hoqi papritur nga lista e ndjekësve reperët Ledri, Gjiko dhe Capital T. Madje, ai mori vëmendjen me postimin e fundit në InstaStory, ku shprehej se i kishte hequr nga lista e ndjekësve dhe do t’i hiqte maskat publikisht.

Don Phenom i quante djemtë “hejtera” të cilët nuk e kishin mbështetur në projekte, por lë të kuptohet se ka diçka më shumë se kaq me ta.

Ai tha se këta reperë i dhurojnë respekt para fytyrës por e bëjnë këtë vetëm për interes.

“Shumë prej juve ju kom hek prej friends list në Instagram se jeni dashakeqës, ejani dhe më takoni në qoftëse doni, mbytuni të gjithë, viti 2021 nuk ka më diplomaci, do t`ua heq maskat të gjithëve publikisht se prapa skenave shumë prej juve ju kom degjeneru, e dini shumë mirë. U riktheva”- ishin fjalët e Don Phenom në InstaStory.

Ndërkohë ditën e sotme ai ka hedhur një tjetër thumb. Teksa ka shpërndarë një foto në Instagram, reperi ka shkruar:

Unë shoh gjithçka, veçanërisht gjarpërinjtë të maskuar si njerëz. #donpheezy#donphenom

Se me kë e ka reperi dhe se çfarë ka ndodhur mes tij dhe kolegëve nuk e dimë për momentin, por ndoshta do e zbulojmë në projektet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat