Në familjen e Arbanës dhe Eduartit ka festë dhe moderatores i duhet të bëjë një “sakrificë”!

Mediale Vip

Në familjen e Arbanës dhe Eduartit ka festë dhe moderatores i duhet të bëjë një “sakrificë”!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:15
Arbana Osmani

Në muajin tetor Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Diell. Vogëlushi ka ndryshuar krejtësisht jetët e tyre dhe Arbana nuk lë moment pa e treguar këtë gjë.

Këto kohë moderatorja i është përkushtuar totalisht rritjes së të voglit, duke i qëndruar gjithmonë pranë.

Portretin e të voglit s’e kemi parë, por në rrjete sociale s’kanë munguar momentet e ëmbla me të. Si mami Arbana, ashtu edhe babi Eduarti ndajnë shpesh foto e video me të voglin e tyre.

Ditën e sotme bëhen 3 muaj nga ardhja në jetë e Diellit dhe sigurisht në familjen e tyre ka festë. Moderatorja ka gatuar një tortë dhe i ka thënë “Jo” dietës në këtë ditë të veçantë.

Arbana ka ndarë disa video në Instastory ku shihet duke ngrënë një pjesë nga torta, teksa shkruan:

Image
Insta

“Dikush të vijë të ma marrë këtë bombë nga duart.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat