Pas kësaj, vështirë se mund ta besojë njeri që Kerem dhe Hande janë vetëm miq!

Mediale Vip

Pas kësaj, vështirë se mund ta besojë njeri që Kerem dhe Hande janë vetëm miq!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:50
Hande Erçel dhe Kerem Bürsin

Hande Erçel dhe Kerem Bürsin vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me lajmet për lidhjen e tyre. Së fundmi, Kerem ka folur për gazetarët pas xhirimeve të serialit.

Sigurisht ai është pyetur rreth shumë detajeve nga jeta personale e profesionale, por ne na intereson deklarata për Handen.

E sikurse mund ta merrni me mend, ka mohuar sërish çdo zë për një romancë të mundshme mes tyre, duke thënë se janë bërë shokë të ngushtë. “Ne u bëmë jashtëzakonisht miq të ngushtë gjatë serialit”.- u shpreh Kerem.

Ndërkohë mediat turke shkruajnë se mamaja e tij është takuar me Handen në sheshxhirim. E kjo gjë nuk është mohuar nga aktori, i cili shtoi se ajo ka takuar të gjithë aktorët jo vetëm Handen.

“Ajo erdhi në sheshxhirim dhe u takua me të gjithë aktorët.”-tha ai.

Nga ana tjetër, duket se zjarrit i hidhet benzinë edhe në rrjetet sociale. Së fundmi Hande ka ndarë disa foto në rrjetet sociale që ishin shkrepur pikërisht nga Keremi, i cili nuk hezitoi t’i linte këtë koment:

Ai që i bëri këto fotografi i ka bërë me të vërtetë tepër të mahnitshme … Ai ka një sy të mrekullueshëm

Por, prisni se as nëna e Kerem nuk mund të qëndronte në heshtje ndaj fotove të Erçel. Çiğdem Bürsin mbështeti djalin e saj Kerem Bürsin duke thënë: “Bravo, i dashur. Por modelja është gjithashtu shumë e mirë”. Ndërsa Hande Erçel i kërkoi Kerem të postonte fotografitë që ajo i bëri atij teksa i dërgoi një emoji zemre Çiğdem Bürsin.

Thjesht shokë, ë?

Kujtojmë se disa kohë më parë  një lëvizje në rrjetet sociale nga familjarët e çiftit kanë ngritur dyshime se ndoshta ata po bëjnë më shumë se thjesht punën. Fansat e tyre kanë zbuluar se babai i Hande, Kaya Erçel, ka filluar të ndjekë në Instagram Keremin dhe nënën e tij.

E mirëkuptojmë se mund t’i bëjë ‘follow’ kolegut të së bijës, por nuk e arsyetojmë dot pse i ka bërë ‘follow’ nënës së kolegut të së bijës…

Por, sigurisht justifikimi është i njëjti sërish: miqësia. Dy aktorët kanë thënë se nuk është fare tregues i raportit pasi prindërit e tyre janë njohur në sheshxhirime dhe janë bërë miq.

Se çfarë po ndodh mes tyre realisht nuk e dimë, por do e shohim në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat