Çfarë deklaroi Enxhëll pak para se të veteliminohej?

Mediale Vip

Çfarë deklaroi Enxhëll pak para se të veteliminohej?

Më: 20 janar 2021 Në ora: 06:42
Enxhëll

Enxhëll vendosi të tërhiqej nga spektakli Love Story në TV Klan, në javën e 10-të, pasi deklaroi se nuk mund të vazhdonte më.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem, sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, persona të familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”,- theksoi ajo pasi deklaroi veteliminimin.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, para nisjes së spektaklit, Enxhëll është pyetur për eliminimin, por edhe këtë herë ka preferuar të mos thotë emra.

Veç të tjerash, Enxhëll tha se në “Love Story” ka njohur një version tjetër të vetes së saj. E pyetur nëse kishte frikë nga eliminimi, Enxhëll tha:

Jo! Kam zbuluar një Enxhëll që është shumë e duruar dhe po duron gjëra që më parë nuk do t’i duronte dot.

Ndërsa pyetjes “Kush do të ikë sonte?”,- ajo iu përgjigj: “Nuk e di! Normal që do të eliminohet një, por unë nuk e di cila është. Atë e di vetëm Saimiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat